Fijet e shpirtit…
Fijet e shpirtit
tinguj harpe
që shtrihen
si fill i tendosur,
unë,
pres natën më dysh
hollë,
me përpikmëri,
prerje cezariane…
horizontalisht…
Të kam…
në pjesën e majtë
hëna e plotë
hijeshon,
imazhet tona, rozë.
ti,
një ujk gri,
ëmbël rënkon,
e pëshpërinë
emrin tim,
sa herë një yll
të bie mbi gëzof…
Më ke…