Fill i kaltër
Gjarpëron
Dhenë e Arbërit
Gjallëron.
Dhe lëndina
Drerë, zogj
E kanarina.
Grykë e bukur
E Këlcyrës
Dhuratë arta
E natyrës.
Dhe pse i ikur
Kam shumë vjet
Krahëhapur
Ti më pret.
Kudo jam
Jam i huaj
Pa ty unë
Gjithë do vuaj.
Aty ndihem
Unë me peshë
Si Anteu
Kur zë zbret.
Brigjeve të tua
Të bukurat shpella
Vahet me gurë
E gropat e thella.
Aty këtu
Rërë dhe hije
Mbushur plot azganë
E vashëza qejflije.
Mbeten anës teje
Male e kodrina
Vreshtat plot rrush
Fushat erë trëndelina.
Dhe qershitë karshi
Plot ëmbëlsi
Ftoi dyll i verdhë
Aromën ka derdhë.
Blegërimë e begatisë
E klarina e Laverit
Bukur fort çu qëndisnë
Kur çobani i bie fyellit.
Zemra ime merr arratinë
Turravrap malit të Pindit
Shpirti zien e përvëlon
Plasi plasi shpirti xhindit!