Fillesë Prilli.
Fillesè Prilli ,si suferinë e shi ,
barkut qiellor mbartur..
Shihet dhe ndjehet rropullive tè tij, gurgullima, bubullima,
a nè shi tèrbuar.
……..
Mirë tè tjerët , po ti moj mjegulle pse vjen,
a çfarè fsheh?
Pa shqyer,
vjedhur,
djegur,
…. dikur plumbuar…
Ç’ngeli , qè turpi tè zuri..
Çfarè nisèn e shkretuan ,
nè kohè tjetèr,
mos ti ,
deng t’i pruri?!
Kthjellohu Prill ’23
dhe çdo tè nesèrme,
mbarè Botès,
shkèlqe!
~
I kot mundimi
Gèzim gènjeshtar,
hiqu!
Jo vonè del fytyra kallpe.
Durim mè duhet!
Nga sforcimi skuqur,
dyfysh dyllèsia ,do t ‘i shfaqet!
~
Anemik
Anemik!
Mos ftohtas shih seç ndodh tek unè,
kur vrunduj zjarri jam .
Nè forcè qetèsie a ndihmè prurè,
s’ke,
shikimit ndrroi udhè.
Vështrim akull,
nga gjaku i gjarprit trupit vènè!
Flaku tutje!
Rrugëzën!
