
Filmi me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm ,si fitues i 3 cmimeve kryesore në Sundance Film Festival 2021. Regjizorja me stilin e saj vizionar dhe me ndjeshmërinë ndaj temave sociale dhe gjinore arriti shpërblimin më të madh të krijimtarisë së saj duke qenë pjesë e listës për cmimin “Oscar” në kategorinë e filmave të huaj. Ky edicion i 94 i “Oscar” përfshinte 15 filma të nominuar për cmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të sfidës së një gruaje kosovare për të mbajtur familjen e saj pas zhdukjes së bashkëshorit në Luftën e Kosovës dhe përballjes me komunitetin patriarkal. Karakteri i saj i fortë , pozitiviteti dhe energjia e saj janë frymëzuese. Filmi paraqet në një panoramë të gjerë ndërtimin e jetës ,ngritjen dhe ndryshimin .
H. Alimucaj