Fitimtar ishte loti-Dafiola Nepravishta


                                       

Ajo qendronte gjithmone atje,ne kendin e saj te preferuar,ne te vetmen dritare qe shikonte nga rruga.
Ishte me fat qe kishte nje te tille.Te pakten nuk humbiste te vetmen lidhje qe kishte me boten jashte.
Ishte nje plak shume e thyer ne moshe,sa nuk e mbante mend se sa vjec ishte ne te vertete.
Kishte nje fytyre te rrumbullaket.Sy te vegjel e te hirte.Ne te vertete dikur shkelqenin ne te kalter ,
por koha kishte bere te veten.E cuditshme sesi mundi ti nenshtrohej natyres ajo grua e forte.
Binte shi i bute por i ftohte.Pikat ishin te dendura dhe lagnin xhamin e dritares.Aty formoheshin mjegullnaja te vogla qe shfaqeshin dhe zhdukeshin nga frymemarrja e saj e ngadalte,njesoj si hijet qe i kalonin syve nga mosha e mezi i shquante gjerat.Nje stermundim ky qe zgjaste disa minuta.
Nuk shquante shume gjera,por nuk ngaterronte kursesi vendin e fotografive te femijeve ,niperve,mbesave,.stermbesave te varura ne mur,qenduar mbi etazher,ne kolonen e vetme te shtepise.
Ajo galeri e tere fotosh,shkrepur ne kohe te ndryshme. I jepte force.Kishte harruar veten,por jo ata.
Rrinte me ore te tera duke pritur dicka ndryshe.
Pertej xhamit ,te vetmet qe i benin qejfin ishin karajfilat e kuqe ,te cilet celnin stine e pa stine sikur donin ti tregonin se do te ishin gjithmone aty e nuk do ta braktisnin asnjehere. Ky fakt habiste dhe kalimtaret e pakte te asaj province .Ne shprehjet e fytyres se tyre lexohej qartazi por asnjeri nuk ia thoshte.Ata e njhnin pak sepse ishin shume breza mbrapa.Bashkemoshataret e saj ishin larguar nga kjo bote .Ajo i kishte percjelle te gjithe.
Pas dy vitesh pandemie,vendosa te shkoja ta takoja.Nuk mendoja se do ta gjeja te ndryshuar.U nisa me imazhin e fundit qe kisha per te.Tamam si nje je foto e stampuar prej kohesh.
Ne siluheten e xhamit dallova floket e bardhe, me nje ndricim mermeri.Nje e bardhe ndryshe nga e zakonshmja. E rralle per moshen e saj.Ne fytyren e mbushur ravijezoheshin rrudhat e shumta e te prera thelle qe dukeshin si rruget e jetes ku ajo kishte shkelur.
Syte e vegjel ,pa ndonje shprehje te vecante, rrinin fiksuar akoma pas xhamit.Sy pa drite.Dicka prisnin. Cfare mund te prisnin ne kete kohe te cuditshme.Ata nuk kishin te drejte te prisnin dicka apo dike.Jeta ia kishte hequr kete privilegj per vite me radhe.
Askush nuk kishte hyre ne ate dere prej vitesh .Jetonte vet I dyte. .Ajo dhe hija e saj,e cila e ndiqte kudo neper shtepi.Hije qe zmadhohej si shpresa e kesaj te diele.dhe terhollej kur largohej.Edhe pse lutej pafundesisht ,thelle ne veten e saj e dinte se asgje nuk do te ndodhte.Edhe kjo dite do te terhiqej zvarre si te tjerat.Asgje nuk do ta prishte qetesine e padeshiruar te kesaj te diele.
Vazhdonte te rrinte aty.Kraharori i ngrihej mundimshem duke e mbushur xhamin e ftohte me buleza te vogla lodrimtare.Ato rreshqisnin mundimshem ne xham,here te vogla,njera pas tjetres sikur donin te fitonin ndonje gare.
Une e prisha qetesine e asaj te diele.I dhurova kenaqesine e nje goditje te embel ne dere.U avit rendueshem.Iu deshen minuta te me shquante.
Me dalloi nga buzekuqi qe kisha vene.Ishte e vetmja gje qe me identifikonte.
Me perqafoi me mall.Mbase keshtu mu duk mua.Ne faqen e rrudhur rreshkiti nje pike lot ,pothuajse sa ato bulat ne xham.Nje lot i vogel me dhimbje te madhe.
Me tregoi se fituesi i asaj gare ishte ai.Po, po per kete te diele fitimtar ishte loti.