Melodi e Zemrës
U bëra ofshama e dhembjes
As zërin nuk e treta më jashtë
Përbiva edhe gurin e fundit
Por nga sytë me dolen edhe dy pika lotë
E mbyllyr në dhomën e heshtjes
Të dëgjova ty zëmër e përvëluar
U luta në qetësinë e shpirtit për një qast
Dhembje më mbytë edhe sot
Kafshatë e hidhur nuk të dua nesër
Jam lodhur duke të bartë teposhtë
Varrë trupin e bëre që sa e sa vite
Plas moj zemër se nuk duron dot
E mallkoj ditën qe më linde
Apo kohën që nuk e shijova kurrë
Ose ty shpirti i bardhë që nuk the kurrë jo
Dëgjoje melodinë e zemrës sate ja sot ja kurrë.
Fitore Haklaj
