Fizikisht nuk jemitë ndarë-Shefik Sadiku


Mjaft më me mesazhe

ne duhet të bashkohemi

nëpërmjet poezisë

ashtu siç e kemi nisë.

Me sy të trishtë e të dëshpëruar

klithnim nga dhimbjet e dashurisë

jeta është ajo vet që vuan

ne nga përvoja shumë gjëra mësuam.

Të frymëzuar jemi nga shkrimet

njëri-tjetrit ia kushtonim

ëndrrat tona vinin e shkonin

zemrat e dashuruara trazonim.

Kemi nevoj për gjithçka

kemi fjetur në qiell të hapur

jemi përkëdhelur dhe kemi qarë

fizikisht nuk jemi të ndarë.