Fjala edhe besa-Bilbil Murataj


Bashkë e nisën rrugën,

Shtigje bashkë çanë,

Të mirë e të keqe

Me njeri – tjetrin e ndanë.

@

Por, kur nis një rrugë,

Do ketë dhe pengesa,

Rëndësi në jetë ka

Fjala edhe besa

@

Kush besën e dha

Dhe atë e mbajti,

Aty është sekreti,

Aty është mjalti.

@

Se fjala e mbajtur

Me një bashkërrugëtar,

Është lezeti i jetës,

Është margaritar.

@

Para se të krijosh familje

Dhe të bësh fëmijë,

Bëji mirë llogaritë,

Të mendohesh mirë!

@

Kur krijon familje,

Një premtim ke bërë,

Se do jesh besnik

Për një jetë të tërë

@

Gruaja s’është vegël

Në duart e tua,

Sot t’i thuash lajka

E nesër “s’të dua!”

@

Akoma më keq,

Kur bën dhe fëmijë,

Përgjegjësia është

Njëlloj për të dy

@

Jo se ti ke forcën

Dhe të drejtë ke,

Krijon një familje

Dhe pastaj e le.

@

Ndaj për familjen

Kemi detyrim,

Kjo për brezin sot

Të jetë një mësim.