Fjala: emigrim-Vilson Mersinllari


FJALA -EMIGRIM-

—————–

Se njihja vite më parë,fjalën -Emigrim-

përvec fjalës -Mërgim-,që cdo ditë e lexoja

dija që nga larg,kishte shkruar poeti -Naim-

por përsëri këtë fjalë,prapë unë se kuptoja.

Fjalën -Kurbet,-nga të moshuarit e kisha dëgjuar

iku filani,iku tjetri larg,larg Stamboll,Australi

lanë familjet e tyre,ikën tutje në dheun e harruar

atë herë e kuptova,që fjala Mërgim,Kurbet ishte nji.

Dhe vite më pas,fjala Kurbet u sh’ndërrua,u shëmtua

pësoj ajo një traumë të madhe,në tërë vëndin,një bastisje

ku-politikanet e atij sistemi,të poshtër,dhe famekeq

fjalën -Kurbet-e kthyen,në reprezalje në-Arratisje-.

Mbas vitit nëntëdhjetë,murrën të gjithë arratinë

dhe kjo e gjitha u pagëzua,me fjalën-Emigrim-

kjo fjalë u bë një plagë e madhe për Shqiperinë

dhe sot e kësaj dite,është kthyer në shqetësim.