Fjala grua fjalë e artë…


Në vargje do gdhën imazhin tënd

Fjala grua thesar jete

Fjala jote fjalë e artë

Mbi oqeane e dete .

Je drita që vezullon

Me shkëlqim e dituri

Fjalë e ëmbël që mbush shpirtin

Dritë dielli në gjithësi .

Fjala grua fjalë e artë

Mos e ulni këtë fjalë

Gruaja është lule bukur

Është si gonxhe në behar .

Shtoni dashurinë respektin

Për gjithë gratë nëpër botë

Mos i brengos shpirtin gruas

Gruaja është forcë e fortë

Gruaja lule lëndine

Sytë e saj plot shkëlqim

Dhurata më e ç’muar

Për jetën dhe shoqërinë.

Mbas një gruaje qëndron jeta

Respektoni fjalën nënë

Respektoni fjalën motër .

Dhe vajzën që kini bërë.

Brënda gruas qëndron drita

Qëndrojnë ylberet me ngjyra

Shpirti gruas është plot forcë

Është miliona dashurira

Gruaja është forcë e madhe

Ku ka shkëlqimin aq thellë

Ndaloni dhunën ndaj grave

Ti mbillni vetëm pranverë.

Hënë e plotë mes dhjetorit

Është ylber me shtat ngjyra

Sorkadhe –thëllëzë mali

Legjendë mbi errësira .

Nuk përflitet fjala grua

Kush nuk e di ç’do të thotë

Është dritë e gjithësisë

Është mrekullia në botë.

Mos i rrukullisni statuset

që të ulin fjalën.. GRUA ..

FJALA GRUA ËSHTË HYJNORE

Është si hëna e ndriçuar .

E drejt e autorit ..
Sanie Tushi Rrokaj