FJALA MERR FLAKË PËR JU


Puntorie Muca Ziba

FJALA MERR FLAKË PËR JU

( motiv popullor)

Heqim shulin nga shtatë dyer

për ju miq,

një jetë t’lume

odën ua pastrojmë

e ju rrimë me shtamba n’dorë

e ia japim flakën fjalës:

rrini miq

me benevrekë e këmisha t’bardha

terun n’drita.

Hani e pini në derë zengjini

nëpër xhepa gjë mos shtini

se xhepat do ju kullojnë

pastaj do ju turpërojnë.

Hani miq

hani e pini

për ne asgjë mos lini.

Shihni miq

livadhet tona paanë,

mbush me lule e tërfil t’kuq

mbush me sumblla djerse

t’dala nga një birë gjilpone.

Hani miq,

hani e pini

n’derë zengjini

ah, për ne asgjë mos lini.

About Post Author