Fatmir Pushi
Bota rreth nesh,
Por sa herë kujtojmë ♤nënën♤
Se ajo-është mrekullia jonë,
Drejt fëmijëris së ndritur vrapojmë.
Jeta kudo të përvëlon,
Fëmijëria ka kujtimet e saj,
Ato ziejnë në kazanin e shpirtit,
Pran oxhakut me thëgjilla,
Në kuzhinën e vjetër,
Kudo mban aromën e gjellës së saj,
Për nënën të gjithë jemi bebe !..
Nëna na ka edukuar gjithë jetën,
Në ke kultur jepja meritat asaj,
Je profesor, deputet, a ministër,
Para saj gatitu qëndron ?……..
Ke frikë se mos bësh gabime,
Dhe nëna do të qortoj sa të futesh në oborr.
Është nëna ajo që mban një karamele në xhep për fëmijët e saj,
Është nëna që të hedhë një lugë sheqer në dorë ta hash,
Është nëna ajo që shikon fëmijët e saj a’u ngopën kur hanë
Është nëna kur sëmuresh vjen e të puth në ballë,
Është nëna që rrobat ti lanë
Jemi ne, sa herë që vritemi bërtasin o nënë,
Është nëna ajo që të mban nëntë muaj në bark,
Nëna është vet mirësia,
Ajo mban krahët hapur si Shqiponjë për të mbrojtur fëmijët e saj,
Zemra e nënës është e vulosur.
Vjen një ditë e ne rritemi,
Ajo na lëshon të lirë në botën me dritë,
Po çdo nat kujton fëmijët e saj,
Dje ishte e re …….sot është plak,
Lumë kush e ka nënën gjallë ,
Mjer ai që nuk di ta bej,
Se nëna kurrë si mallkon fëmijët e saj.