Fjala-Rajmonda Qose Shkopi


Prej zverku e tërhoqën dhëmbët

ta burgosnin në kafazin e tyre

atë fjalë,

luftonte për të dalë

prej gojës së metaltë.

Buzët i plasariti,

i bëri gjak

prej përpëlitjeve,

kur duar e këmbë

përplaste për t’u çliruar.

Rebelja,

që paqe me veten nuk kishte,

kërkonte medoemos

këtë botë ta ujdiste.

Pse veç tingulli i saj

do e çlironte këtë botë?

A mundet një zë i vetëm

t’i dal vendit për Zot?!