FJALA
Fjala,
syth i jetës që çel në blerim,
shteg i rrezes së ngrohtë
Fjala,
bëhet melodi
kur duam ta bëjmë këngë,
bëhet grurë
dhe ku toka është gur,
bëhet dritë
dhe ku drita është fik.
Prapa fjalës
këndon bilbili,
prapa fjalës krakëllinë korbi.
E ç’nuk bëhet fjala
kur di ta lakosh!
Ligjërimi i saj
shtratin rrjedhës i ndryshon,
ngre një qytetërim,
fjalë e nxituar
shuan një ëndërrim.
Fjala,
hedh shtat në blerim të vet,
lulëzon në pranverë,
kuqëlon në vjeshtë,
kur foku zbardhon
bëhet ujëvarë,
pikon ar.
Ta përdorim fjalën
si psalme të shenjta,
ta duam fjalën
të moçme e të re,
si Zoti na do ne!
