Fjala vret më shumë se plumbi-Nexhat Nallbati


Jetonte dikur në një fshat ,
Një burrë i mënçur goxha plak,
Të gjithë e deshën dhe respektonin,
Fjalën e tij me vëmëndje dëgjonin.

Plaku nuk kishte shkollë shumë,
Por në fjalën e tij s’gabonte kurrë,
Me fjalën një marrveshje kishte bërë,
Të fliste pak e t’a dëgjonin të tërë.

Gjithë jetën përdori parimin bazë,
Fjalët e shumta,fukarallëk janë,
Të fliste i pari, ai nuk nxitonte,
Fjalën që fliste, mirë e mendonte.

Dikush një ditë plakun enkas e pyeti,
Në fjalën tënde ku është sekreti,
Ëmbëlsia, e vërteta dhe gjykimi,
Se fjala vret më shumë se plumbi.

Në përdorimin e saj kurrë s’gaboi,
Fjalën e ëmbël nga goja nxorri,
Plaku iku, në botën tjetër shkoi,
Por fjala e tij mbeti,ajo mbijetoi.

25 Janar 2023.