Fjala,pika-pika:”ari”-Thale Llaci


Çdo fjalë e nxjerr nga goja

e ka kuptimin e vet

Lum kush përcjell xhevahire

gëzime e mirësi do të ketë.

E sikur të mundja në këtë kohë

do thoshja e flisja me maturi

Çdo fjalë nga unë kur të dilte

të pikonte *ar”për çdo njeri.

Më parë mëndja më thotë

helmin dhe mllefin t’a mbyt

Ëmbël dhe plot kënaqsi

e gëzuar të jetoj çdo ditë.

Kur kërkon gjen mundësi

në luftë me veten fiton

Të sotmen gëzon shëndet

edhe vetminë e sfidon.

Çdo ditë e nis me ndjenjë

i falem të madhit Zot

Në këtë jetë të më mbaj

buzëqeshur e mos derdh lotë.

Çdo njeri bukuria e josh

do t’a njësoja me një gatim special

Kur për mirë e njeh dhe e shijon

kënaqesh të duket vetja me krah.

Kjo ditë nuk mund të kthehet më

t’a jetojmë si të fundit ditë

Gjithçka duke shijuar e përcjellë

e nesërmja bukur ka me mbritë.

Të flasësh fjalë të mënçura

i shton vetes lezet e bukuri

Ndihesh mirë me veten tënde

*ar e flori*përcjell me sy.