Fjalë shpirti nga mërgimtari
FJAL SHPIRTI NGA MEGIMTARI
FATË E MARSI ÇDO SHQIPTARI
1
Sa herë në ëndërr vendlindjen shikoj
Lotin ne sy nuk mund që ta ndaloj
Rrugëve të Botes ne jemi shpërnda
Vende ma t.bukur se Shqiprin s’ka.
2
Te kisha krahë si zogu me fluturue
N.vendlinje me shkue e me pushue
Ne ato kroje me pi ujë e me freskue
Me u çmall e njerëzit e mi me i takue.
3
Të kisha krahët siç i ka Shqiponja
Me kalue Fusha Male edhe Kodra
S’ka ma bukur se vendi im Tropoja
bjeshkët e bukura e lumin Valbona
4
Na shkoj jeta gjithmonë duke shkrue
Si komb ne kurrë nuk ‘jemi rahatue
rrugëve te Botes neve duke emigrue
Zemrën Shqipes ne duke ja helmu.e
5
Na shkojë jeta tuj fol nëpër telefona
Pasuri vërtetë ka ma shumë Evropa
Po s’ka si bukë e krip te Nanë Lokja
Zot bekojë anë e manë trojet e tona.