
FJALËS SIME I DAL ZOT
(Dëshmorit të kombit Zijah Shemsiut, në 38-vjetorin e vdekjes nga torturat vrastare të UDB-së jugosllave në Burgun Qendror të Beogradit).
Kur Kosova u mbulue n’tym
n’mbrojtje t’saj u vu një trim
u kalit me frymë kombëtare
derë e fisme atdhetare.
Puna e tij u ra në sy
sigurimcave këmishëzinj
një ditë heret para agimit
mori rrugën e mërgimit.
N’demonstrata ish i pare
me flamurin prijëtar.
Sa e fortë kalaja e fjalës
grusht çelikui ilegales.
Kush Levizjen e përtriu
Mësuesi I Popullit-Zijah Shemsiu
Kur Lëvizja zinte “n’thua”
-Këtë punë thoshte, lermna mua.
Ilegalja veproi n’treshe
aksione n’rrugë e sheshe
“Sefa”, “Hajro” e “Skenderi”
ngjeshur n’brez revolveri.
Nën përcjelljen e milicisë
ia vunë prangat e robërisë
asnjë shok se tregoj dot
-Fjalës sime tha i dal zot.
N’qeli t’burgut-Promethe
asnje fjalë për shokët s’the
për qëndresën titanike
Ty të vrau dora armike.
Nga torturat e çetnikes
ra dragoi I Përlepnicës.
N’masa t’rrepta t’sigurisë
u varros trimi lirisë
Para varrit u dha betimi
si batare jehoi kushtrimi
-s’do jetojmë n’robni me shkit
Rroftë Kosova-Republikë!