“Fjalët e çuditshme” përkthyer nga Irma Kurti


Fjalët e çuditshme” përkthyer nga Irma Kurti

Me gjithë ato fjalë
që unë takoj në trotuar,
ç’mund të bëj vallë?

Me gjithë ato shprehje
që nuk mund të shprehen
në një gjuhë të përbashkët,

unë i mbaj ato në majë
të gjuhës,
dhe kështu, s’arrij t’i përshkruaj.

Unë i harroj, dhe çdokush më pyet
pse nuk i lë të dalin
pas një kohe kaq të gjatë.

Por unë, çfarë mund të bëj
me mendjen plot me fjalë
në gjuhë të huaj?

Nuk mund t’i nxjerr dot jashtë.

Anita Róg-Bindacz (Poloni)


Përktheu në shqip: IRMA KURTI

About Post Author