FJALËT E PATHËNA
Me ré të trëndafilta po shkruhej Tirana,
mbi flatra zgalemësh liria po vinte,
një shpirt filiz në krye barrikade,
me flamurin diell mes plumbash printe.
Kur kënga e madhe sapo kuqëlonte,
mbi palat e flamirit gjumi e zuri,
oshtima e malit u kthye në yje,
mbi shqipen që lotonte kokën e vuri.
Çeli buzë e njomë disa fjalë të thoshte,
fjala në rrokje e shkronja i mbeti,
u përkul nëntori mbi ballin e skuqur,
këputen gjethet lisave, dhembja tallaz deti.
Zbritën krojet malesh me fjalët e pathëna:
– Syri i nënës lotin mos ta mbjellë,
pa shiun dhe rrezet nuk dalin ylberet,
në shtëpi për nuse, lirinë i kam sjell!
@Seti Pezaku Vladi