Fjalët nuk më binden!Godo Mehmetaj  


Edhe fjalët nuk më lidhen

vehtes time si besoj

për ti bërë dy rreshta bashkë

edhe në xhepa kërkoj

Trazoj gërmat nëpër dhëbë

mbase gjej fjalët që dua

i trazoj po’ smi zë gjuha

sikur po’ lozin me mua

Fillova ti merrja radhë

ti hidhja vargjet në letër

kur dilja në fund të strofes

më dinlin tjetër për tjetër

I mblodha halle e derte

thash ti marr e ti bëj këngë

nuk më lanë rehat tërë jetën

më pengojnë nëpër këmbë

Ma kanë bërë kokën daulle

ato fjalë që nuk i gjeja

kthej një godë mbase kthjellohem

ikën dhe ato që dija.

Exif_JPEG_420