Fjalimi i Nolit ne Parlamentin shqiptar, me 1924


Fjalimi i Nolit ne Parlamentin shqiptar, me 1924

98 vjet dhe po aq aktual…Qe t’i çqitesh keta tanet nga kolltuku duhet t’ju presesh jo vetem duart e koken, por edhe kembet dhe trupin.PESE ANARKITE SIPAS FAN NOLIT…Ne kujtim te dites se lindjes se Fan S.Nolit, me 6 Janar, 1882

Po sjelle prane jush Fjalimin e Tij te mbajtur ne Parlamentin shqiptar, me 1924Kane kaluar 98 vjet dhe tingellon po aq aktual…PESE ANARKITE SIPAS FAN NOLIT…“Ne vendin tone mbreteron konfuzioni i pese anarkive”.E para: Anarkia fetare: Kater fe te ndryshme, qe nuk kane zene rrenje ne zemren e nje populli pagan.E dyta: Anarkia sociale: Ketu s’ka as klase bejleresh, as klase bujqesh, as klase burzhuazie. Ketu bujku eshte me bej se beu dhe beu me bujk se bujku.Kemi nje shembull te bukur per partine popullore, e cila sot mbahet ne fuqi prej bejlereve nga oxhaket me te vjeter, kurse anetaret e saj levdohen se kane shpetuar prej bejlereve.E treta: Anarkia morale: Ketu qeni nuk e njeh te zone, ketu karakteret dobesohen, qullosen dhe nderrojne forme e ngjyre nga dita ne dite si ne kaleidoskop. Ketu ambicjet jane pa fre e pa kufi, ketu i padituri i di te gjitha dhe i pazoti eshte i zoti per te gjitha.E katerta: Anarkia patriotike: Ketu brenda nje dite si per magji tradhetori behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve tane te kaperdisen si patriot te medhenj ata qe kane luftuar per harfet dhe per flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine e Mesme ose qe jane puthur me andartet e i kane ndihmuar te shenjterojne ane e mbane Toskerine. Ketu si me thoshte nje mik eshte me mire qe njeriu te jete tradhetar e te shikoje interesat e tij sepse keshtu do te jete i sigurte qe te nesermen do te proklamohet patriot i madh.E pesta: Anarkia e idealeve: Ketu idealet e shtrembera, te erreta e te mumifikuara te Fanarit te Buhares perfyten e perleshen per jete a vdekje me idealet e gjalla, me elegante e me te ndritshme te Perendimit. Na mungojne vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e tyre kemi kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze, qe rriten ne plaget e infektuara te Shqiperise ne lengim, kepusha qe mund t’i copetosh, por jo t’i cqitesh nga trupi qe kafshojne dhe thethijne. Herodi tregon se ne betejen navale te Salamines, nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathtee s’e leshonte, gjersa ja prene e atehere e kapi me doren e mengjer, ja prene dhe kete, atehere e kapi me dhembe e s’e leshoi gjersa i prene koken.Sikur te ngjallej Herodi, perseri do te shikonte qe kolltukofaget tane jane me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike. Qe t’i çqitesh keta tanet nga kolltuku duhet t’i presesh jo vetem duart e koken, por edhe kembet dhe trupi.

About Post Author