Flamandët mbi liqen !…Spasse Thanasi


Cikel Poetik nga SPASSE THANASI.

Shpendët e bukurVendi i paqtë…

Që në agim
me ngjyrën rozë të krahëve të tyre
Flamandët elegantë
si një poezi postorale në natyrë
ngrihen e ulen si mbretërorë
hapin krahët e mëdhenj mbi ujë…
Aty buzë bregut
Flamandët hapin krahët
në një lojë të bukur
që japin trallisje të madhe
si një mozaik të vjetër në breg…
E sillen rrotull si hënëz e bukur mbi valët
Flamandët e mëdhenj
që fluturojnë mbi liqen
imazh i mrekullueshëm
plot ngjyra të ndezura
në liqenin me ujin e kthjellët si Kristal !….
Mbrëmjeve me hënë në liqen
Vajzat presin yjet mbi valë
të kthjellta,të bukura si mëngjezet
ëndrrat kthejnë në tinguj kënge !….
Tutje në qiell
mes udhësh dashurie
oshëtin ende kënga e thellësive të shpirtit :
-“ Sa shumë koha kalon
Ah, kjo kohë ëndrrash
Kur flija mbi trëndafila !….”

Verë dashurie…
⦁ Këto fjalë të përzgjedhur në një libër, i kanë të gjitha ngjyrat e buqetës poetike të poetes,që cilësohet mes vargjesh si “ arkitekte e shpirtit njerëzor” plot dashuri nëpërmjet fjalës së bukur shqipe.

Si një “tërbim stuhish” në shtigjet e poezisë
poetja Donika Stasa Domi thyen portat e ëndrrave

frymon me“valë dashurie”
në çdo skutë të shpirtit…

Muza e vargjeve derdhet si kordele e bardhë
mbi nota simfonie në mjegullat e kohës,
duke qendisur në ngurtësinë e fjalës
flegrat magjiplotë të zemrës
në dehje agimesh e shkëlqime yjesh!…

Si dalta e skulptorit nëpërmjet penës së shpirtit
DONIKA si një fluturake nuk njeh kufij kohor
për të sjell “flokëza të brishta” ndjenjash
si në ëndrra dashurie….

E fillon “skalitjen” si Hirushja e përrallës
Zbulon parajsën e zemrës poetike.
Vjen si mjegull që mbyt çdo vegim
me fjalë të bukura për jetën ndër laguna….

Me mijëra zjarre ndezur
risjell oksigjenin që ngre në këmbë jetën,
ngroh bukur përkundjen deri në zgjim qerpikësh
nën harkun e fjetur…
Përmbi dallgë me “gjoksin barrikadë”
derdh në hapësirë qiell poeti…

Zbraz “gjuhën e heshtjes”
si ninull brazdave të kujtesës,
shijon çastet në portat e zemrës,
që hapen si me magji
vetëm për lumturinë
për dashurinë e paqtë !….

Qeshin lulet e zambakut !…


Qyteti me një koder – kala
Mbi lumin ujëkulluar “Osum”
Një vend grotesk i paqes në shpirtë
Kujtesë e dashur, e paharruar…

Dielli përmbi lumë
Me xixëllima të pandërprera loz
Dhe në anën tjetër të bregut
Lulet e zambakut qeshin
Fusha e gjerë shpërndan dashuri !…

NJЁ VAJZЁ MЁ KA DASHUR ME ZJARR !…


Cdo ditё zbres shkallёt e vёshtrimit
Mbi trotuarin e harresёs ku vrapojnё ёndrrat
Celur mё rri njё kujtim dritёthyer
Dashuria ende ekziston me puthjen…

Zjarr ka zemra ime
Si vatra e vullkanit nё shkёmbin mё tё lartё
Me gjuhёn e zemrёs ndjej aventurёn
Yjet si drita vijnё nё sytё e mi…

Ndjenjat mё drithёrojnё nga kujtimet
Fjalёt mё zgjojnё shpirtin me vёshtrime
Fillon tё kёndoj melankolia :
“Njё vajzё mё ka dashur si zjarr !..”.

PEIZAZHI I HIMARËS…


⦁ Puhizë deti e valë dashurie si askund tjetër !
HIMARA në breg të detit
ullinjtë në shkëmb
qytet me ëndërr të bekuar
rrezet e diellit tret mbi valë….

Nuk trilloj
jam përball me një “muzë”
Në universin e fjalës shqipe
Në agimin e jetës !….

“Rruga e Bregut” nuk do kishte kuptim
pa imazhin “magji” të Himarës
Ky qytet – motesh të largëta
simfoninë e shpirtit “tret” në det
Të pret me puhizë të freskët
Me valë dashurie të përcjell larg !….

“ROZAFA” DHE QYTETI I LIQENIT !…

Qyteti pluskon me liqenin
Lumenjtë mbushur me dritë
Ndriçim që shkëlqen në çdo kohë
Nga liqeni,lumenjtë e malet e larta !….

Në Kalanë e Rozafës
qyteti është si mirazh
I zhytur në legjenda mistike
Me bukuri të mallkuar !..

  T E T O R   2023

Dielli i jep bukuri
Këtij Tetori të qetë
Më duket më i freskët
Të ledhaton me fllad të ngrohtë !….

Muaji Tetor
Është muaj i dashur
Që gëzon laurantët e “Nobelit”
Një Akademi e tërë në Botë
Nderon gjenialët e kollosët !…

Muaji Tetor
Është muji me shpirtë të bukur
Me rrezatime që pushtojnë ndjenjat
Dridhje në heshtje
që vërshojnë në qiej zemre !…