Flamuri nder i kombit-Besa Januzi-Rexhepi


Me flamur të kuq në dorë ,

Trimat na e sollën lirinë

Emrat tuaj gjithmonë do i nderojmë,

Nëntor muaj i lavdisë.

O flamur, flamur gjak,

Amaneti i të parëve tanë

të bashkuar në një trung të vetëm,

Krenar që jem shqipëtar.

Gëzuar shqipëtar anë e mban,

Të valoj ky flamur kudo në botë,

Ky flamur më jep nder

më jep emrin shqipëtar.

Sot feston Shqipëria, feston Dardania,

Feston populli mbarë në trojet tona,

Gëzuar Vlora heroike!

Gëzuar Shqipëri Pavarsinë.

27 nëntor 2023

Michgan!