Flamuri ynë me shqiponjë…Adem Nuhaj


O flamur simboli ynë

O simboli Shqipërisë

Ti vulose historinë

Ditën e Pavarsisë.

Gjithë burrat e mënçurisë

Erdhën u mblodhën në Vlorë

Ì dolën zot Shqipërisë

Më 28 – Nëntor.

Mbushur me histori lufte

O moj Vlora bregdetare

Shumë halle mbajtur mbi supe

Gjithëmon ke dal fitimtare.

O moj Vlora heroike

E penës e trimërisë

Shumë trima aty i prite

Në Ditën e Pavarsisë.

Më ” 912 – tën

Nëntori 28 – të

Në Vlorë trimat lidhën besën

Dhe flamuri mori jetë.

Besën për kombin e lidhën

Siç e lidh burri me burrin

Krajlet e botës u dridhën

Kur në Vlorë ngritën flamurin.

Flamuri ynë me shqiponjë

Me gjak trimash është lar

Gjithë shqiptarët i bashkon

Kudo janë , ndihen krenar.