Flasim shqip, lexojmë shqip-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Nuk ka kompromis me gjuhën amtare,

Ujë nuk pihet nga liqeni me squfur

Gucimi nuk vjen nga frikacakët

Lavdi dëshmorëve ……të gjuhës.

Ja vlenë kur lind një fëmij shqiptar,

Gjaku i Iliirëve lidhet me të,

Kalliri grurit jep shtat në një

Zjarri atdhetaris mbahet ndezur.

Një dekret që ka vulosur koha,

Flasim shqip shkruajmë shqip,

Vendim i stëgjyshërve tanë,

Që prejardhjen e kanë nga Iirët,

Karvani ecën duke udhëhequr rrugën,

Shqiptari gjen paqe pran Shqiptarëve,

Një mik Shqiptar mbetet Shqiptar

Gjuha është besimi ,e gëzimi jon.

Në majat e maleve të larta,

Ku lulëzojnë lule shumë ngyrëshe,

Ku bletët prodhojnë mjaltë

Balta është më e ëmbël se mjalti.

Për këtë tokë amtare !………

Gjakun e tyre dhanë shumë dëshmor,

Gjaku që rrodhi….. u bë flamur,

Origjina jonë …………është Ilire.

Mëso, e lexo, gjuhën e nënës,

Zemra është një gjuhë stolie,

Një shtet zhduket kur humbet gjuha,

Krenar për flamurin kuq e zi.

Nga mali Tomorrit vjenë bekimi

Sofra mbushur me mystafir,

Kos djathë mish të pjekur,

Kripa në supë është Shqiptare !…

Një nënë këndon ninulla në shqip,

Një shqiptar bisedon me kafshët shqip,

Një këngëtar këndon këngët në shqip,

Gjuha shqipe trëndafili atdheut.

Kuptimi i fjalorit është i pasur tek ne,

Kemi gjuhën dhe dialektin tonë,

Jemi të pasur………… në letërsi,

Me shumë shkrimtarë e poet.

About Post Author