“Flauti i Penës”


Eqerem Canaj

“Flauti i Penes”

Poezi

Palllati i poetit thone shpesh,

ku, si shqiponja mbi pishe,

flladit, ulen e ngrihen rete,

poeti pikturon kohen e re,

ngritur mbi eshtrat e historise:

ky flauti penart…

pallati i poetit:

kohen, si sfungjer, shtrydh aty,

pika ari dite- nate rrjedh,

ngjyre mente, jeshil, verdhe,

dritarja hapur derdh buzeqeshje:

penedriti i qytetit,

fjalepaku H. Mecaj

hekuri ndryshket ne ujerat kohore,

ose tretet ne dhe’ a balte.

te cilin e brejne vazhdimisht,

kurse poetin e pallatit te arte

koha e ka thinjur bukurisht :

e gjejne ate ne rreshta e vargje,

poetin qe jeton me boten e halleve…

kesisoj do ta kuptoja vone une,

ne katrorin e ketij mengjesi gri

ku vajza sykalter e barit, shpuze,

me rrefen per poetin e pallatit-

pemen gjenealogjike te qytetit antik:

per historine japin jeten,

per artin mbjellin dashurine.

________________

*Poetit Hiqmet Mecaj, i cili nje jete te tere

iu kushtua artit poetik

About Post Author