Sa herë udha më shpie mbi katundin e prerë, rrëke amanetesh ma zënë udhën përpara dhe unë poeti ngjyej penën në këto rrëke dhe u‘a nis mërgimtarëve
FLET ME GJUHË TË PËRGJAKUR
Kryqet gri heshtin mbi koka
Myshk memeci fle mbi varre
Qemeri -qefin mbi porta
Dhe verbim në çdo dritare
Sup më sup gurët gremisur
Ikur çatitë, arratisur
Sa arap ka qenë inati
Tek një lis qan një kambanë
Mesha endet monopatit
Zbret me mjegullën- thimjamë
Fshat i prerë qerpik shkrumbuar
Me jorgan gjaku mbuluar
I veshur me psherëtimë
Ha çdo vit qoshe dhe trarë
Ende shkëmben me Turqinë
i mbledh djemtë e jep ushtarë
Dhe çdo vit dehet si deti
Pi nga gjaku që vet derdhi
Kur shikon stërnipin fshat
Përmbi dete vena hapur
Kap për flokësh lisa e rrap
U flet me gjuhë të përgjakur
Bekuar luftë – mynxyra
Sesa paqe- shkretëtira!

All reactions: