Flet Robert Maliqi, vëllai i Mimoza Xhavarës:Përgatiti: Albert Z. Zholi


Flet Robert Maliqi, vëllai i Mimoza Xhavarës:

Më tragjikja e Ontrantos, humbën jetën motra me tre fëmijët

-Prindërit e mi pas asaj dite nuk panë ditë të bardhë

– Ishin katër, nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara!

Gjyqi në Leçe, më 29 qershor 2011, përfundoi vetëm 2 dënime simbolike

-26-vjetori mbytjes-

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Kur mora lajmin e hidhur për vdekjen e motrës me fëmijët e saj u trondita. Nuk mund ta besoja. Për minuta të tëra mbeta pa fjalë. Ishte momenti më targjik i jetës. Si do t’ia thosha nënës dhe babait. Si do tua përcillja atyre atë lajm të kobshëm?! Atë ditë Vlora m’u duk si një pus i zi. Agjë nuk mund të dalloja qartë. Të humbje motrën me tre fëmijët e saj ishte e pabesueshme. Ishte si ta thuash  një lajm që i tejkalonte kufijtë e njerëzores. Ndodhin vdekje tragjike po jo të kësaj natyre. Asnjë zemër s’mund t’i përballojë dot. Nuk dija ku të shkoja. Të shkoja në shtëpi?! Çfarë t’u thoja prindërve? Të rrija ku isha çfarë do zgjidhja? 

Mimoza Xhavara, 32 vjeçe, Kamela Xhavara, 9 vjeçe, Majlinda Xhavara, 4 vjeçe, Gerard Xhavara, 4 vjeç. Këta janë ata që ikën në përjetësi. Katër yje, katër pjesëtarë të një familjeje. Dhimbja nuk kishte kufi. Tronditja më kaploi çdo qelizë të trupit. Edhe sot i kam në sy tre ëngjëjt e motrës. I kam para syve dhe lotoj. Sa gëzohesha kur dëgjoja nga goja e tyre fjalën dajo. Fjala më e bukur kur të thërrasin dajo. Sa herë shkoja në shtëpinë e tyre ata më hidheshin në qafë. Unë i përqafoja dhe ata nuk më ndaheshin. Edhe një karamele po t’u çoja ata gëzoheshin shumë. Ishin fëmijë të edukuar dhe shumë të dashur. Zemra ime u bë copë. Një dhimbje që asnjë zemër se duron dot. Nuk e di pas sa orësh shkova në shtëpi. Lajmi për prindërit e mi ishte shokues. Nuk mund ta imagjinoj përjetimin e tyre. Kjo dhimbje u shkurtoi jetën. Për ta nuk pashë më asnjë ditë gëzimi. Çdo ditë i shihja në lot. Pas disa viteve ata u larguan në përjetësi nga dhimbja. Nuk e përballuan dot atë dhimbje. Ikën para kohe dhe dy prindërit e mi të dashur. Kjo është jeta. Por më e keqja është se ende drejtësia nuk ka shkuar në vend. Kjo tregon se drejtësia nuk egziston.

Një ngjarje tronditëse, një ngjarje e pabesueshme!

Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997, nuk është një histori njerëzore që harrohet lehtë. Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 115 persona, shumica familjarisht. Të joshur prej trafikantëve, që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ata nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, ajo shpresë do të ishin të fundit e jetës së tyre. Anija me të cilën udhëtonin 115 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! Kjo tragjedi e rëndë me 81 viktima të gjetura dhe 24 të zhdukur, ka ndodhur në 28 mars të vitit 1997! Për vite me radhë (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj 115 njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur. Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime të nivelit të hajdutëve të cigareve në super-markete. Ajo që ka mbetur nga tragjedia, është anija shqiptare “Kater i Radës’ i kthyer si relike në Brindizi, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre! Ishte një tragjedi që nuk duhej të bëhej nga ata që e bënë. Nuk kishte asnjë motiv, ndërkohë që anija shqiptare “Kateri i Radës” me 115 persona në bord kishte hyrë në ujërat italiane, ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi tragjikisht, duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri. Me këtë ngjarje Shqipëria e përfshirë në kaosin popullor prej piramidave, përjetoi ngjarjen më të rëndë të emigracionit klandestin, ndërkohë që tragjedia e 81 viktimave të 28 marsit 1997 është kthyer në homazhe, kujtime, lule e dhimbje të familjarëve të tyre…

10 detaje nga kronika e tragjedisë së 28 marsit 1997

1. Data 28 mars 1997: Në Kanalin e Otrantos anija ushtarake italiane “Sibila” godet dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare “Kater i Radës”. 108 viktimat, përfshirë gra dhe fëmijë, udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.

2. Data 29 mars 1997: Admirali Alfeo Battelli që kishte koordinuar operacionet në det, një ditë më parë, jep urdhër për hapjen e një hetimi të brendshëm në Marinën Ushtarake. Nga ky hetim del se kontakti mes anijeve “Sibilla” dhe “Kater i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes.

3. Data 5 Prill 1997: Deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaron se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det. Për këtë deklaratë, ajo kërkoi falje pas 14 vjetësh, gjatë një misioni në Vlorë, të organizatës së saj joqeveritare.

4. Data 19 Tetor 1997: Pas një operacioni të vështirë 4-ditor, anija e specializuar “Performer”, nxjerr nga 800 metra nën det anijen “Kateri i Radës”. Brenda gjenden 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë.

5. Data 17 nëntor 1998: Leonardo Leone de Kastris, zëvendësprokurori i ngarkuar nga Gjykata e Brindizit për hetimet paraprake, përfundon hetimet. Deklaron për manipulim të provave fotografike dhe xhirimeve e regjistrimeve të kryera nga anijet italiane.

6. Data 19 mars 2005: Përfundon në Brindisi gjyqi i shkallës së parë. Drejtuesi i anijes që u mbyt, Namik Xhaferi dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni italian, me tre vjet.

7. Data 29 qershor 2011: Pas 13 orësh debat, trupi gjykues ul dënimet për dy komandantët, me tre vjet për Namik Xhaferrin dhe me dy vjet për kapitenin Laudadio.

8. Data 29 janar 2012: Në Otranto inaugurohet monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, me pjesën e sipërme të anijes fatkeqe shqiptare. Të pranishëm ishin dhe autoritetet e Marinës Ushtarake Italiane.

9. Dy pjesë të anijes “Kateri i Radës”, pulti i komandës dhe busulla kthehen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizojnë një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit.

10. Prej 6 vitesh pas inaugurimit të monumentit në përkujtim të ngjarjes dhe viktimave, nuk po flitet më për tragjedinë e Otrantos, nga asnjë prej palëve shtetërore italiane e shqiptare.

Gjyqi në Leçe, më 29 qershor 2011, vetëm 2 dënime simbolike

Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997 është mbyllur nga Gjykata e Apelit në Leçe, duke dënuar kapitenin e anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërkaq, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së 108 emigrantëve shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze. Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.

Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë

1.      Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe

Blerina Fejzaj, 8 vjeçe

3.      Zonja Fjezaj, 36 vjeçe

4.      Mihal Fejzaj, 60 vjeç

5.      Fatos Fejzaj, 39 vjeç

6.      Roland Fezaj, 14 vjeç

7.      Oltion Fejzaj, 13 vjeç

8.      Mimoza Xhavara, 32 vjeçe

9.      Kamela Xhavara, 9 vjeçe

10.  Majlinda Xhavara, 4 vjeçe

11.  Desantila Xhavara, 24 vjeçe,

12.  Firdesa Xhavara, 1 vjeçe

13.  Gerard Xhavara, 4 vjeç

14.  Majlinda Roshi, 38 vjeçe

15.  Qemal Roshi, 38 vjeç

16.  Roland Roshi, 2 vjeç

17.  Pushime Meminaj, 60 vjeçe

18.  Donika Idrizi, 40 vjeçe

19.  Elona Idrizi, 14 vjeçe

20.  Semiranda Idrizi, 11 vjeçe

21.  Romeo Andrea, 28 vjeç

22.  Silvana Andrea, 18 vjeçe

23.  Kristina Andrea, 2 vjeçe

24.  Bardhyl Lame, 37 vjeç

25.  Tushe Lame, 38 vjeçe

26.  Artuela Lame, 35 vjeçe

27.  Kasiani Bestrova, 6 vjeçe

28.  Viktore Bestrova, 9 vjeçe

29.  Konstandin Bestrova, 2 vjeç

30.  Anife Begotare, 41 vjeçe

31.  Rezart Begotare, 12 vjeç

32.  Erald Begotare, 13 vjeç

33.  Zeman Avdia, 37 vjeç

34.  Nertila Avdia, 11 vjeçe

35.  Olsi Avdia, 6 vjeç

36.  Irma Greko, 21 vjeçe

37.  Kristi Greko, 3 muajsh

38.  Bardhosh Deliaj, 46 vjeç

39.  Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe

40.  Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe

41.  Hanëme Birçe, 41 vjeçe

42.  Besmir Birçe, 9 vjeç

43.  Lavdosh Kaja, 22 vjeç

44.  Robert Bajrami, 19 vjeç

45.  Miklovan Troqe, 17 vjeç

46.  Anastas Mërkuri, 30 vjeç

47.  Lindita Demiri, 12 vjeçe

Bektash Tahiri, 47 vjeç,

50.  Andi Aliaj, 17 vjeç,

51.  Teferi Saliu, 48 vjeç

52.  Lirim Bulla, 17 vjeç

53.  Zini Muça, 27 vjeç

54.  Ermal Xhaka,18 vjeç

55.  Fatmir Geraj, 28 vjeç

56.  Kastriot Sharraj, 36 vjeç

57.  Përparim Mamanaj, 13 vjeç

58.  Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe

59.  Krenar Sulejmani, 27 vjeç

60.  Alban Sulejmani, 4 vjeç

61.  Mirand Kuçuku, 28 vjeç

62.  Kizeta Sulo, 21 vjeçe

63.  Klodian Sulo, 2 vjeç

64.  Fiqiri Sulaj, 30 vjeç

65.  Ervin Sula, 15 vjeç

66.  Latif Berberi, 53 vjeç

67.  Maze Seferaj, 31 vjeç

68.  Brunilda Seferaj, 25 vjeçe

69.  David Seferaj, 1 muajsh

70.  Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe

71.  Albana Botrova, 22 vjeçe

72.  Merita Ferko, 32 vjeçe,

73.  Bledar Ferko, 10 vjeç

74.  Fredi Ferko, 8 vjeç

75.  Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,

76.  Robert Llanaj, 30 vjeç,

77.  Ilir Kicja, 34 vjeç

78.  Maringlen Bardha, 16 vjeç

79.  Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç

80.  Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe

81.  Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe

Më tragjikja e Otrantos, humbën jetën katër, nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara!

Në këtë ngjarje humbën jetën katër nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara. Humbën jetën nëna me tre fëmijë, por shpëtoi kryefamiljari i kësaj familjeje Viron Xhavara. I tronditur nga kjo ngjarje makabre, babai i Mozës (e cila ndërroi jetë bashkë me tre fëmijët atë ditë, dy vajza një djalë) Dalip Maliqi, ato ditë ka mbajtur një ditar tepër rrëqethës. Kur e lexon, lotët të rrjedhin vetiu… Një ditar i rrallë i një babai zemër vrarë. Ai ka hedhur në letër mbresa dhe kujtime me një ndjeshmëri të pazakontë. Dalipi ndërroi jetë para kohe vetëm nga kjo dhimbje… Ja disa pjesë ditari…

 Jetëshkrimi i Dalip Maliqit

Dalip Maliqi lindi më 2 prill 1937 në Nepravishtë, Gjirokastër. Në vitet, 1945-1949, kreu me rezultate të mira shkollën fillore, Nepravisht, Gjirokastër. Në vitet 1949-1952, kreu shkollën 7-të vjeçare, në Libohovë-Gjirokastër. Në vitet 1953-1956, kreu shkollën bujqësore në Lushnjë.  Në vitet 1958-1967, komisar i postës së kufirit në Bllad, Peshkopi. Në vitet 1967-1971, komandat i postës së kufirit Butrint, Sarandë. Në vitet 1971– 1973, shkoi dhe u arsimua në Akademia Ushtarake ku u diplomua në degën gjitharmësh. Në vitet 1973-1979, komandant i batalionit të ndjekjes (Ministria e Punëve të Brendshme), Vlorë. Në vitet 1979-1986, Shef i Shtabit të Brigadës së Ndjekjes (Ministrinë e Punëve të Brendshme), Tepelenë. Në vitet 1986-1993, komandant i Batalionit të Ndjekjes (Ministria e Punëve të Brendshme) Vlorë. Në vitet Maj 1993, Tetor 2000 në pension.