Fletëve të albumit-Kasam Shaqirvela


Kasam Shaqirvela

Sa herë që shëtitem fletëve nëpër album

Dhe mendja i shkel vendet ku jam rritur

Seç më vjen nga brendia një dum

Kujtimeve ëmbël duke u përpëlitur…

Sa e çuditshme ishte vëllazëria

atëbotë i vogël…kur qesh

e tillë ishte e saj dashuria që,

dhurohej e merrej peshqesh.

Ajo nuk përshkruhet me fjalë,

ajo veçse mund

të përjetohet si e këtillë:

në kohen e vet,

në vendin e vet dhe

në formën e vet

të papërsëritshme,

unikale madje dhe

vragëlënëse…!

Dhe sot, kur erërat e jetës

na shpërndanë…

andej e këndej sinorit tonë

dhe me dekada neve na ndanë

eh, dhe mendimet ç’na mbetën lehonë..!

Edhe malli resh mallëngjimesh

po vala shpirtit nuk i ulet…

përse zëshëm thirrem kujtimesh

madje dhe zemra kur përulet..?!

© Kas Vela