Fllad kujtimesh-rrugë malli-Lefter Shomo


Falnderoj përzemërsisht lagjarin tim Leonard Konti i cili bujarisht më fali foton nga lagja jonë.

Rrugë e mallur e shtëpisë time
Ja, kujtimet vijnë si shqota
Këtu rrojnë ëndrrat më intime
Dashuritë e mia, gjithë bota.

Udhë malli , rrugica të lagjes
Udhëkryqe ëndrrash mbani lart
Symbyllur, posi këngë dalë vargjesh
M’ udhëhiqni ju drejt e në prag.

Herët nis më përshëdet këndezi
Nëna ime rri më pret në prag
Del ligjëron ylli i mëngjesit
Hëna, dielli, iso rrinë mbajnë.

Ai lot i nënës, i patharë
Kur rri duke më pritur në portal
Mall, e puthje, ankth i paparë
Loti i saj vrima hap mbi shall.

Tatëpjeta marr e të përpjeta
Përshëndet dhe hëna buzagaz
Mbi çati t’ shëpis bien kometa
Bujarisht dhe qielli i zbraz.

Ma pushton zemrën fort nostalgjia
Gjithë çapkënllëqet m’i përkëdhel
Vjen shakatore plot gaz rinia
Gjallërisht pasionet m’i këndell.

Rrugë lagjeje të shtëpisë time
Bredhin ëndërrimet në rrugicë
Ju monopate, sokakë bekimesh
Në çdo gurin tuaj ndjej muzikë.

Do vij prapë dhe pa më thirrur
Jeta ime rri pret ,këtu në prag
Çdo shtëllungë pluhuri të ngritur
Qetë rri shpërdaj me të shprtit fllad.