Fllad pranvere në vargjet e Anastasisë


Poezi nga

ANASTASIA KATSALIDA

Komenti dhe përkthimet nga SOTIR CATI

Poezi nga ANASTASIA KATSALIDA

Komenti dhe përkthimet nga SOTIR CATI

…Takohemi përsëri,në ditët e para të pranverës, me poeten dhe me vargjet e saj,mbi të cilat bie hijshëm flladi pranveror e na ngjall ndjenja të bukura, na shkakton kënaqësi të vecantë…

Çelin lulet , çelin dhe zemrat! Ndaj dhe poezitë që zgjodha për ju,

kanë aroma pranverore dhe dridhje zemrash…,dhe dashuri për jetën…

Lexim të këndshëm!

———————-

ME TEPRON FUQIA…

————

…Poetja, prej kohësh, përballet e ndeshet me një armik të egër!Përpiqet, lufton, shpreson, beson në fitore,s’i dridhet syri!

Të gjitha këto, përmes vargjeve plot vendosmëri e optimizëm,do t’i gjeni te vargjet që pasojnë…

Një armik i egër,

me mua e ka vënë,

me mua po matet,

më fton në duel…

-0-

Dueli do forcë,

mjete që të matesh,

në aren’ të jetës,

pengesa të përballesh…

-0-

Me të do të matem,

nuk stepem asnjëherë,

më tepron fuqia,

kam dhe për të tjerë!

-0-

Ai më hap luftë,

unë do t’ia mbyll,

se foljen ”urrej”

e zgjedhoj mirë.

-0-

Me të do të matem,

duhet të fitoj,

më tepron fuqia,

mund dhe të dhuroj…

—————-

DASHURIA S’ESHTE GABIM…

————

S’e kuptova si u gjenda në rrugën tënde

dhe as përpiqem që ta mësoj.

Më mjaton që marrëzisht të dashurova,

më mjafton që, kur dashuroj, s’ gaboj…

Më tregove hapat erotike,

bashkë me ty nisa t’i mësoj,

më fale çaste të ngrohta dashurie,

e unë t’u përgjigja me shumë pasion.

S’ishe , thjesht, një mësues teorie,

ishe dhe mësues në praktikë,

ishe engjëll nga qielli rënë,

që jetën time e mbushe me dritë!

S’e mësova si u gjenda në rrugën tënde,

dhe s’përpiqem ta mësoj as tani,

më mjafton që marrëzisht të desha,

se dashuria kurrë s’ është gabim!

————————-

PENTAGRAMI

———-

Dua të bëj një pentagram,

të lutem, më ndihmo dhe ti,

unë të nis të shkruaj vargje,

vër aty ,ti emrin tim…

Të shkruaj këngë dashurie dua,

notat në të të gjëmojnë,

të marrin zjarr trupat tanë,

të jetë ajo veç vallja jonë!

Pentagram sot do të bëj,

aty, brenda në trupin tënd,

me nota , këngë unë do të shkruaj,

dhe ”do”, dhe ”re”, dhe ”mi”, të vë!

——————-

SYTE E MI BLU

————

Sytë e mi, ju sy blu,

hapeni e mbylleni.

Erosi-Veri po fryn,

furtunë ju bëheni…

Deti im, ashtu, shtrirë,

unë, vapori yt,

të ndjek në udhëtime,

të shoh e çlodh sytë!

Erosi-Veri po fryn,

trupi im rrëshqiti,

sytë e mi në sytë e tu,,

si magnet ngjiti.

N’ata sy e tu blu,

unë u kurthova,

si vapori në timon,

unë u dorëzova.

Sytë e mi , ju sy blu,

hapeni e mbylleni,

Erosi- Veri po fryn,

furtunë ju bëheni…

—————

FUND.