Shon Malaj
Mendoja se zemra është në vendin sekret,
E fortë, e sigurt nga çdo furtunë
Por s’di çfarë ndodhi me një Flokëvjeshtë
Ma vodhi zemrën, më la pa gjumë.
Kafen e mëngjesit e pija vetëm,
Bari i zhurmshëm nga thirrjet gazmore
Në tavolinën time s’ulej kush tjetër
Shërbente Flokëvjeshta, tepër serioze.
Doja të lidhja një urë shikimi,
T’i flisja me sytë e shpirtit zjarr
Heshtja e saj si akujt e dimrit
Ndihesha ngushtë, si i zenë në faj.