Florenca Rada-Më mundon ky shqetësim


Florenca Rada

Më mundon ky shqetësim

Është një hall,
shpesh më mundon.
E pyes vehten gjithmon,
ky problem ku qëndron?

Duke parë njerëzit e botës,
Duke parë jetën tonë,
Më lind pyetja , bëj çudi,
Pse s’është njësoj asnjëri!!??

Nuk e them që të ngjasim,
kjo nuk ndodh kurrsesi,
me u pa në fytyrë
të jemi njësoj unë e ti.

Për mirëqënien dua të them,
që të gjithë duan të kenë,
Por çdo njeri mendon më mirë,
kur kalon femijërinë.

Rritesh, mendon gjykon,
Po të duash dhe studion.
Ka shumë me profesion,
Po dhe punëtorë krahu ka kudo.

S’e ç’më thotë kjo mëndja ime,
Në tru ka shumë gjene,
Që disave i japin mënd,
Shumë të tjerë i luajnë mënç.

Pasurinë e kanë shumë qef
t’a vejnë me hile,
Ka shumë që punojnë me nder
dhe mbeten mbrapa vije.

Për dembelët nuk po them,
Ndoshta zero i kanë gjenet,
Po për popujt nëpër botë,
Që mbetën të varfër gjithmonë.

E vrras mëndjen nuk kuptoj,
Pse popujt në botë janë dy lloj?
Për një gjë jam e qartë,
Njerëzit s’do të bëhen kurrë, të barabartë.

Fl. (Kape-Kolami) Rada
Parma, Itali 8/10/2022

About Post Author