Florenca Rada:Është e kotë


Është e kotë

Ndihet tranziti, nuk është kaluar,
Vite të tëra duhen akoma për të ndryshuar.
Ti ke mëndjen tënde ,ai ka të vetën,
Kështu do ecësh deri sa të vdesësh.

Nuk është kollaj,
Të bëhesh demokrat,
Në fillim duhet të pasurohesh ,
Pastaj punët e vëndit të shikohen.

Kanë lindur ca shtazarrakë,
Që gjahun e duan shumë të majmë.
Vazhdojnë të luftojnë ,
Deri në varr nuk pushojnë.

Kështu vazhdon kjo dynja,
Nuk kuptohesh vëllau me vëllanë.
Denarë,denarë,kjo është motua sot,
Hallet e popullit nuk zgjidhen dot.

Populli një denar më shumë, nuk e ka parë,
As edhe një ditë të bardhë,
As dhe që e sheh,
Se bijtë e tyre mbetën në kurbet.

Ka shumë nga ata zagarë,
Që gjahun e kanë të marrë,
Të themi se shumë nuk do të zgjasë!
Me gjahun e përvetësuar,
kokën e tyre do të hanë.

Fl(Kape-Kolami)Rada
Parma, Itali 6/5/2022

About Post Author