Florenca Rada

Udhëtuar ndër vite
Kalëruar në udhën jetë,
Kujtime të shumta mbetën.
Flokët e thinjura janë dëshmi e vërtetë.
Në këtë kalërim me ngjitje e zbrritje,
Sfidon ç’do mundim,
E vetmja fëminore,
pafajësi.
Fëmijëria e vetmja bukuri,
Që s’do deshte të largohej asnjeri.
Vitet ecin dhe nuk ndalojnë,
Ne ecim e ecim ,në këtë udhëtim kalërojme.
Supet tona shumë janë sprovuar,
Me gëzime dhe hidhërrime.
Shumë halle kanë provuar,
Në vitet e jetës duke udhëtuar.
Në vatrën tonë të lindjes ,
Rrënjët e dashurisë mbuallmë.
Me mish e me shpirt punuamë,
Atdheun për t’a ndërtuarë.
Një copë nga mëlçia atdheut iu shkëput,
Kur bijtë e saj më të mirë ,
Në këtë udhëtim jete e lanë.
Ai qau, ngulçoi,me të zeza u vesh,
Po nuk mundi ata t’i ndalë.
Parma,Itali 18/2/2022