Florentina Skendaj-Ajkën e shpirtit


Ajkèn e shpirtit

Ajkèn e shpirtit do tè ta mbledh ,
nè tru do ta rrah,
nè cipè do ta shtrydh,
zemrès do t’ja shtroj ballsam .
~
Kèto vendet e vogla

Kèto vendet e vogla,
ruajnè,
ruajnè si molusqet margaritarèt,
nè thellèsitè,
vajzat,
idhnake dhe dritès,
syri po ja pa
dhe i vdes nè vyrtyt.

Atèhere vesi t’i jep kènaqèsitè?!
~
Prehje fèmije

Tani jam nè njè prehje fèmije,
frymèzim e dhimbje u shprazèn dje.

Dje ti mè kèrkoje sytè,
unè ju hidhja sa mundja qepenè.

Dje shpirti im ishte pa portè,
e brènda ç’kish t’i pe! 

About Post Author