Florentina Skendaj-Bujari qiellore


Bujari qiellore

Çisternat qiellore nè muaj ,
bujarisht u zbrazèn,
pèr larjen gjithèsisht tè tokès.

E lau e lumenj shtoi,
tè nesèrmen dielli e praroi.

Po njeriu nga njeriu
ujè, Vitin e Ri,
s’pati.

Nga shpirti ngjau tharrja,
a nga takati?
………,
ku vemi..?!

☆ ☆ ☆

Vaksinè qenèrve

Jam me ju bashkè,
èshtè ligji i universit,
jo dèshira.

As drita qejf nuk ka,
t’i pèrqallen re pluhuri tè baltès tharè.

Midis jush jam,krimba,qè gjalloni zvarrè.
Po jam mbi ju,
se s’jam zagar!

About Post Author