Florentina Skendaj-Farat e karpuzit


~
Farat e karpuzit

Farat e karpuzit,shpèrndarè mbi dysheme,
ngjanin me kokè gozhdash mbèrthyer mbi dèrrasa.
Femra hodhi sytè mbi tè,e vrunduj gulfash
brenda zemrès,nèn kujtimin e pjatès sè thyer,
tè fluturuar prej dorès sè tjetrit
Kish zgjedhur me zemèr,zemrèn e frutit.
Kjo,nèn kuptimin e pa kuptimtè tè njè ndjesie tjetèr,pruri hakèrrimin.
Buzèqeshja ngriu nga flakèrimi i pjatès,
deri nè thèrrmokèla,dhe ajo doli nè çast,pa fshirè as dyshemenè.
Ai ,syhedhur midis ikjes sè saj dhe dyshemesè

,u mèshonte thelave,mbèrthyer me dhèmbè.Buzèt i ishin mavijosur.
Ajo,hutueshèm,pèrgjonte tingullin matanè.
Ai,u shtri.
Çarçafèt u lerosèn nga kèmbèt e zhyera.
Nè pa lidhje ngjarjeje,ato dukeshin si hartèza gjaku tè shpèlarè.
Tè bindej pèr shkakun,ajo rihyri lehtas.
I kèrkoi sytè,pa e hapur gojèn!
Nè mermerin e tyre,shqoi shumè dukshèm,
tè shkruarèn e thembrès sè kèmbès sè tij,mbi çarçafin e lerosur.
Pèrbuzja epitaf…
~
Kohèt moderne

Marrèveshja ishte;tè dukeshin tè lumtur,
nèn petkat e tyre.
Marrèveshja ishte;tè shurrdhmemeceshin
zemrat e tyre.
Marrèveshja ishte;t’u vidheshin shikimir tè
fèmijève nè rritje.
Marrèveshja qe;veshmarrje tè mos kishte!
Marrèveshja na ishte……

Marrèveshja ishte;tè dukeshin tè lumtur,
nèn petkat e tyre.
Marrèveshja ishte;tè shurrdhmemeceshin
zemrat e tyre.
Marrèveshja ishte;t’u vidheshin shikimir tè
fèmijève nè rritje.
Marrèveshja qe;veshmarrje tè mos kishte!
Marrèveshja na ishte……

About Post Author