Florentina Skendaj-Kush ma lerosi Shqipèrinè ?


Florentina Skendaj

  ·   · 

Kush ma lerosi SHqipèrinè ?

Kush ma lerosi SHqipèrinè rèndè,

sa kèmbèt vithisen?

Kush e pèrçau shqiptarin kaq rèndè,

sa thikat u trohisèn?

Kush mbolli farè marrèzie

dhe lindi marrèzi shqiptare?

Kush,

kush,

kush qesh e hingèllin nè histeri

dhe djemve iu hapèn varre?

~

Kohè pa dashuri

KOHÈ PA DASHURI!

Pikèrrim!

Mallkimi i mohimit tè gjèsè sè qenè,

a pohimi i kultit tè paqenè!

Kalè i mizèruar nè tèrsèllim,jashtè çdo tèrsire,

nè trokth mihès mbi zemrat njerèzore.

Kreshpèruar e kèrleshur,

nofulla kèrcèllitur ,si nè bluarje stralli,

nè shkumbèzime e jargosje pa fund,

vetèngordhu!

Si shpèrblim i mosqetèsisè popullore!

About Post Author