
Macja
Papritur fryu erè e fortè dhe tjegulla i mbèrtheu kèmbèn maces.
Ajo nisi tè mjaullijè,sa tè kèpuste shpirtin.
U ngjita .
Sytè mè vanè mbi puplat e bardha,tè pèrhapura mbi çati,ca nga era dhe ca nga pèrpèlitjet.
Nè thonjtè e maces njè pèllumb i mbytur.
E tronditur zbrita.
☆ ☆ ☆
U bè shkak njè mendje tharè,
dhe mè erdhi sèrish nè sy,ajo kohè llahtarè;
ku njerèzia,rinia iknin nga sytè kembèt,…
E njèjta kohè,koha kur çelnin Mimozat…
DHe,nèn pikat e lotit atèhere,shkrova…
☆ ☆ ☆
TÈ MIRAT E QYTETIT TIM
Mbi stinèn e dimrit u ndez vapa(si tani),
kaluar pranverès.
DHe mimoza derdhi lulet mbi pellgje!
Vajzat,tè irnosura,nga mungesa e shikimit tè dashuruar,mbi sytè e tyre,ndoshta edhe nga kozmetka dhunuese pluhur,i shkelnin pèrhumbshèm llambroverdhat .Nuk i kèmbejnè mè ,nè duart e njèri-tjetrit,edhe se SHèn Valentini trokiti dhe iku!
Ku vanè djemtè,po edhe ku janè,si janè?
Mos edhe nga vajzat e qytetit tim,
si llambroverdhat do tè shkelen nè llaspra gjirizesh?
Tè pa shpresat vajza tè qytetit tim,bèhen gati tè marrin tè drejtèn e servitores nèpèr fqinjèsi!
Po a e marrin?
Apo lènè virgjèrinè e tyre pèr ca dietè-ngrènie,pèr ca mè pak pluhur nè mushkèritè e tyre tè njoma,pèr mosvenitje tè rinisè sè tyre tè pluhurosur?!
Ah!
☆ ☆ ☆
Mendje shkar
Mendje shkar,
ç’ta nxiti mè parè helmin ,
dalè goje,
vobektèsia e trurit,
a e shpirtit tè thar?
Nè ato vargje hedhur,
kisha,
mushtin e shpirtit derdhur…