Florentina Skendaj-Unè dhe ti


Unè dhe ti

Ti je kupè plotè e plotè,

qè leht s’dukesh,

po unè tè pi.

As unè nè nginje,

as ti nè tharje,

nè pafundèsi.

☆ ☆ ☆

Si nè pèrqafim u ndeh natyra

E si nè pèrqafim u ndeh natyra,

e qielli derdhi yjtè,

si nè ekstazè u deh vajza,

e u pèrgatit pèr bijtè.

☆ ☆ ☆

Ngatèrresa

Fikja e syve nè fjetje,

e purpuri nè fytyrè,

tè dehèn nè pritje,

se s’i kuptove mirè..

☆ ☆ ☆

RRegull

NJè frymèmarrje tè thellè,

e m’u ajros truri,

e nisi punèn vrap,

e prapè mè thellè,

e u ç’tendos trupi,

e trurit s’ju nda çap.

About Post Author