
Verbim
as gjysèm metri ndarè.
As ndier as parè!
Ç’xham pa depèrtim,
jetèn s’na bashkoi,
a vdekjen vallè?
Ku,
vallè ku,
nè ç’gjèmè tè çojnè,
a shkon shqiptar?
Mos ,ato tè turbullta Marsi ’97?!!!
~
Po juve tè ndyrè?
Nè pèrballè kam,
tè atyre qè vdiqèn atèhere ,nè kohèn e urisè,
fotografitè,
e nè se pèrtyp,
mè duket vetja, qoftè edhe e pa faj,
e ligè!
~
Dikur…,
po qè nuk harrohen kurrè!
Delvinè ’97…
Delvina ime e pluhurosur,
Delvina ime ,deri nè palcè e dhimbur.
Nga cila anè ta hap dritaren?
Nga tè gjitha anèt pluhur.
Nga cila anè tè hedh kèmbèt?
Nga tè gjitha anèt gropa.
Nga cila anè e Delvinès sime tè dègjoj?
Nga tè gjitha anèt krisma.
Nga cila anè e qytetit tim tè shikoj?
Nga tè gjitha anèt dhimbja.
E dhimbur Delvina ime,jona,
deri nè palcè!
~
Loja e urrejtjes
Dikush e lèshoi topin e vrerit.
Po kush vrapoi ta ndal e ta çajè?
Askush!
Si kush e pa,e la.
S’mè erdhi ?Ç’kam ?
Tè erdhi ,mbaje!
Qejf pèr gjuajtje ?
GJuaje!
Hidh e prit topi i vrerit.
RRokullisu,hidhu,rritu.
Prit e hidh,helmi shtohet.
Vreri ngjit,njeriu zbret,
zbret e zbret e shtohen varre!
…….
BOLL,
helm e politikè,
rrjedhur,e sjellur,
trudehurish zbranè!