Florentina Skendaj:Autografi i Balzakut


Autografi i Balzakut

Kryetarja e Bashkisè sè qytetit fqinj,mè kishte futur dhe mua nè ekipin pjesèmarrès,pèr nè Panairin Kulturor qè do zhvillohej nè Greqi.Kulturat e dy vendeve tani po i jepnin njohje dhe hapèsirè njera-tjetrès.

Emigracioni,lidhja me rrènjèt e tè parève tè minoritetit,i lehtèsonte dhe i bènte shumè mè tè afèrta takimet dhe ndjesitè e mirèkuptimit mè tè plota.

Me Kryetaren e Bashkisè ishim mikesha qè studente dhe kjo miqèsi vazhdonte mrekullisht edhe midis familjeve tona.

Nè atè Panair mè nxiti,tè merrja disa nga punimet e mia.U binda,jo se nuk desha,po i vura njè kusht;tè shtoja dhe disa peisazhe,portrete,punime nè vaj,jo tè miat dhe tè njè kohe tjetèr..E quajti tè padiskutueshme,pèr mè tepèr se i kishin lènè plotè hapèsirè,pèr vendosje punimesh.

Me buzèn nè gaz,mè tha:

-Dihet,kèrkesat e tua profesionale kèrkojnè hapèsirè!

SHkuam shend e verè.Nè atè vend,me hapje pèr tè gjitha kombet e racat,ditèt e Panairit iknin si pa kuptuar..Ne ishim tè rrethuar shpesh nga bashkèkombèsit tanè,tè cilèt shpenzonin pèr stendat,nè çdo lloj arti.

Vazhdonin takimet e njohjes sè vlerave paralele tè artistève pjesemarrès.Atje nè takime tè atyre pèrmasave ,nderoi dhe Ministrja e Kulturès se vendit,zonja Melina Mèrkuri.Nèse nè botè ishte e njohur si artiste,nè SHqipèri tani njihej hapur edhe si politikane.Fshehurazi ishte parè edhe vite mè parè.

Unè vete e kisha takuar nè Livadhja ,kur ajo bèri vizitèn e parè nè SHqipèri,si politikane.Jo vetèm,qè mè parè e kisha ndjekur nè ekran nè shumè filma tè luajtur me aktorè jo grek,po dhe atje nè Livadhja,tè tèrhiqte tepèr me vitalitetin e saj.

Mènyra ime e komunikimit,krejt e lirèshme ,e sinqertè,pèr kèto pèrshtypje midis atyre, qè ishim bashkuar,pèr tè ndjekur atè bashkèbisedè,bèri qè mua pas disa ditève tè mè hiqej vrejtje!

Ajo qè na la pèrshtypje ishte,se nè pavionin tonè qèndroi gjatè.Kètè interesim e kthyem disa herè Me Kryetare Garufon,,qè e kish bèrè kètè lidhje.

Melina shoqèrohej edhe nga njè zotèri,veç shoqèruesave tè tjerè.

NJè zotèri me njè delikatesè nè sjellje,sikur na thoshte,se i kishim bèrè nder,qè ishim atje.

Pèrkthente nè shqip,pavarèsisht se Kryetarja Garufo e qante atè gjuhè.

Herè me pèrkthim dhe here here nè gjuhen e tyre me Kryetaren,kishin kthyer mbresat pèr pamjet,si i kishte parè para dekade nè po vendin e tij dhe punuar nga njè njeri i vet.Kryetarja,qè i dinte lidhjet e mia me Ilenèn dhe historitè e atyre punimeve,i tha:

– Do t’ju sqaroj shoqèruesja e atyre punimeve.

DHe u takuam Mua mè ra rrezja e shpresès pèr miken time ,Ilenèn.Do tè doja tè ishte ajo nè ketè takim dhe jo une.Ta pèrpinte ajo atè tronditje gèzimi!

E ndiqja zotèrine se si i pèrpinte ato pamje dhe dègjoja qè shprehej nè gjuhèn e tij pa na pèrkthyer neve.Edhe Kryetarja s’po ndihej.Unè atèhere nuk e dija mirè gjuhèn ,veç çfarè kisha “vjedhur” nga tè folurat e perherèshme tè gjyshèrve dhe babit me miqt tanè minoritarè.

Po e ndjeja,e kuptoja ndoshta dhe profesionalisht atè emocion ,qè e kishte ngèrthyer.Ndjeja se kèrkonte njè ganxhè,pèr tè lidhur njè histori tè rèndèsishme jete.

Po!Nè ato musandrà murale nè qytetin tim,tè sjella aty disa nga punimet,qèndronin nè pritje gati,pjesa e fijeve,qè do lidhej me tè tjerat!

Mua se si me erdhi ,qè e shkunda mirè Ilenèn,pèr t’i çuar ato punime ne Greqi.

NJè nxitje nga diku. Fundja shpirti kishte kryer

edhe njè detyrim mirnjohjeje,ndaj atij mèsuesi,piktori tè heshtur,qè mè donte mè shumè edhe se vajzèn e tij(?)Atij piktori me pakèz kurriz,sikur mbante peshèn e çdo emocioni tè fshehur,nè ata dollapè muralè!

U shkrehèn kamerat,dritat e forta tashmè per shuarje ngadalè,na dhanè sinjalin pèr t’u çuar.

Ai burri elegant,me veshje tèrè sqimè na zuri daljen dhe diçka bisedoi me Garufon.

Nè kète kohè mè drejtohet njè gazetare e “LLaiko Vima”-s:

-Ti i ke prurè kèto punime tepèr tè herèshme,sè bashku me punimet e tua.

Çfarè doje tè arrije?

SHikimi i beft mbi tè,bèri qè Garufua tè buzèqeshte.,duke mè prekur te krahu,ndèrsa zotèria qè po na ftonte pèr t’u bashkuar me paren e tij familjare,me atè nèn tekstin ,qè ka dhe tè tilla shpejtèsi tè sjelluri,foli shqip:

-Po ju pèrgjigjem unè!Pèr tè bèrè kètè rilidhje shpirtèrore,me atè shkèputjen kaq e kaq dekadash mes njerèzish tè afèrt.

Mè tè afèrtit e njè gjaku!

Krisèn pèrsèri blicat.Tani unè nè mes,dhe Kryetarja me zotèrinè,qè po thuajse po mè mbèrthenin krahèsh.

Kjo èshtè shenja mè e dukèshme e respectit dhe e dashurisè njerezore,e nderimit pèr lidhjen dhe gjallimit tè fijeve tè jetès.

GJatè rrugès pèr te vila e tij,zotèria na nxorri njè fotografi bardh e zi tepèr tè herèshme dhe mè ftoi ta shikoja …

Ishte kopja e fotografisè sè çiftit qè ma kish treguar Ilena,kur po kontrrollonim materialet e musandrès sè murosurè,e qè mè kish thènè se ishte halla e saj me burrin e vet ,grek.

Po,ishte ai çift.U sqarua plotèsisht tèrè ai interesim i posaçèm i atij zotèrie.

I prekur thellè mè tha:

-Jam i biri!Nèna kish ardhur nè Allvanin tuaj.(THioja),dajua ishte sèmur,kufijt u mbyllèn dhe mitera ngeli andej.Unè nè fotografi e kam parè,mè ndanè tè vogèl prej saj!

Heshtèm!Unè me mendjen te Ilena,dhe kènaqèsinè e madhe qè do t’i jepja,se nè kètè botè,nè mos i ati dhe halla e saj-thica,ajo Ilena tè paktèn do tè kish njè krah tè fort tè gjakut tè saj!Po e gjente kushèririn,do lidhej me tè…

vijon….