Florentina Skendaj:Lojë në fetë të bukës


Lojè nè fetè tè bukès

Ndava fetèn e bukès si tavèll dominoje,

djathi e ulliri , si tè bardh e tè zi.

Fèmijèt rrotull filluan tè luajnè

dhe harruan urinè.

Kur zija ra nè vendin tonè,tim.

~

Bujari qiellore

Çisternat qiellore bujarisht u zbrazèn,

pèr larjen gjithèsisht tè tokès.

E lau,e lumenj shtoi,

tè nesèrmet dielli i praroi.

Po njeriu nga njeriu ujè pèr tè pirè,

s’ka ,

e s’pati.

Nga shpirti ngjau tharja,

po mè vonè,

ngjallja e ujit….?

Nga takati?!

~

Vaksinè qenèrve

Jam me ju bashkè,

èshtè ligji i universit,

jo dèshira.

As drita qejf nuk ka,

t’i pèrqallen re pluhuri tè baltès tharè.

Midis jush jam,krimba qè gjalloni zvarrè.

Po jam mbi ju,

se s’jam zagar!

About Post Author