Na u bè Pranverè
Nè tè vèrtetè,ato çizmet qè bleva te Flora ,i kaluan vitet.
Epo mirè pèr modè qè s’dua t’ja di(pavarèsisht
se pèr mua thonè se jam shumè moderne),
po m’u vjetèruan dhe me erdhi keq se isha shumè rehat nè ecje.
Unè me çizme gjithmonè jam ndier rehat.
Edhe kur mblidheshin ata tè fandaksurit e kohès sè fandaksur,qè diskutonin dhe takat e çizmeve tè mia,se kokèn nuk e arrinin dot…
Pale,nè njè mbledhje na nderonte edhe njè zevèndèsministèr.
Korbi ai,si nga kryeqyteti,qè na vinte ,na u skandalizua pse i mbaja flokèt e gjata kaçurrela tè lèshuarè,edhe nè mbledhje(?)
“I mavrisuri”-thashè me vete.
DHe mendova,se si ai kish arritur deri nè atè post ,me atè tru?!
Pa pèr kèto tè pèrputhurat e provincès,eh,
s’çuditesha edhe aq shumè tani.
Le kur flasim dhe pèr tutorè sot!
Po ato korbat, atèhere,nuk na ishin tè “instruktuara”,qè po mos tè shkonim nè vijèn e vijès,
tè na pritesh uji?!
Ai uji i shkret ,deri nè buzè tè jetès ,a nè tè vdekjes.
S’ka gjè qè s’paguhet,jetè tè kesh nga Zoti!
DHe unè e pata!!
….
Tani mua mè duheshin çizme tè reja,(jo si ato tè parat qè m’i hodhèn me ufo,ardhur nga Jugosllavia,qè i pèrkushtuari z.Mu…,i kish parè,kur i prita nè duarè,dhe pastaj i vesha nè kèmbè,me njè kostum rozè.
Po ai Mu…qè kur u hapen kufijtè,nga ana tjetèr,
pas perdesh,spiunonte tè raskapiturit,
qè endeshin kufirit,pèr bukè….
Sa i Madh èshtè Zoti,
dhe atè musht madhèshtie ,mua s’ma kurseu,
s’ma kursen!
….
…
Po niste tetori.
Nèn kèto mendime,u ndodha nè njè qytet tjetèr bregdetar.
Doja tè shkoja nè treg.Tregu kish ndryshuar mjaft,po pèr mè mire mè thanè;gjeje çfarè tè doje.
Koha sikur u bè pèr shi,po shi nuk binte,thjesht qe vrejtur,si ato mendimet,qè herè herè,mè lodhnin shpirtin mua.
Pyeta disa djem tè rinj qè ngjanin me shkollarè:
-Èshtè hapur tregu?
Tè gjithè njèherazi:
-E kanè mbyllur nga koha!
“Epo,-i thashè vetes,do tè kthehem.Vij njè herè tjetèr.”
Por s’kaloi shume dhe koha feksi,sikur dikush hoqi napèn e te vrejturit.
SHkèlqeu dielli,u ndrit koha si paradite dhe na u bè pranverè!
U ktheva pèr te tregu.Kur njè i panjohur(e çuditèshme!)mè tha:
-Do tè dalim bashkè!
E pashè nè sy.Ai ngulmoi:
-Do ecim bashkè!
Nisa hapin.Nè krah tè njèri-tjetrit.
Ecèm gjatè,mandej sikur u futèm ,si nè njè tunel.
U druajta.
U druajta po prapè e ndoqa nè krah,me mendimin se duhet ta ndiqja;
ndijimin mè shumè.
Do tè dilnim nè dritè,nè kètè vend tè panjohur.
Iknim si nè pèrrallè,me shpresè,se nuk do humbisnim.
Atè e ndjeja nè krahun tim,qè ecte me mua po nuk i pashè mè as fytyrèn,pale trupin.
Veç ndieja,qè ishte pèrkrah meje.
Nè te zbriturat si shkallina monopati,pastaj si nè metro,po qè unè s’i thashè kurrè metro,si nè ajèr fillova tè shtyp ajrin,si nè madhèsinè e trupit tè gjatè tè njè mashkulli,domethènè tè shoqèruesit tim.
Duke shtypur ajrin,aty ku mendoja se ai ishte,duke e prekur,doli trupi.
Me ngulm çova duart aty,ku mendova se ishte qafa dhe ndiqja me gishtat,ku ishte koka,fytyra dhe pas kètij ankthi,m’u pèrpara fytyrès sime,pèrballè meje,mè shikuan dy sy tè butè,bojè qielli.
Si qielli qè lamè pas,kur u futèm nè treg.
E shikova dhe majè gishtave e mbèrtheva pèr shpatullash!
E mbèrtheva te shpatullat e larta,nèn gjithè atè trysni dritèhijesh,pèr tè mos e lèshuar kurrè mè!
