Florentina Skendaj:Qelibar -Fytyrë e Dashurisë


Qelibar -Fytyrè e Dashurisè

Jam cipè e paster

qelibar -uji qè s’po lèviz,

sa ti tè shikohesh qetèsisht,

mè pas valèzoj,

tè shumèfishoj,

fytyrèn e Dashurisè!

~

Ne tè dy

Ne tè dy ja kemi ndehur krahèt njèri -tjetrit,

nè devijim tè zemrave.

Ne tè dy shmangim magjinè e èndjes,

pèrdhunisht.

Ne tè dy nè pèrvuajtje tè njeriut send,

nè afèrsi.

Ne tè dy,kulluar ar nè dashuri!

~

Tretje

U tretèm si mjalti nè qumèsht tè valè

dhe qetèsisht u pimè vetè

dhe vend s’pati i tretè!