Vjellja e vetvetes
Mos ardhtè dita tè vjellim vetveten!
tè na vijè ndot!
Minuti mos ardht,
shikim vjedhur tè kapim nga mungesa
e syrit nè sy!
Mos lodèr kohè a kohè lodèr,
shqiptarin pèshtirosur
a degdisur si lodèr!
~
Ankohet koha
Ankohet koha:
-Tè trishtè ma jep fyturèn!
-Zbardhu, ti kohè,
s’ta ndèrroj unè ngjyrèn!
~
I lodhuri lumè
GJithè ky, llum?
Po,i gjithè ky,llum!
Lumi,qè fund e krye ju shpèlante
shtrat ndèrroi!
Ndèrroi udhè.
I lodhuri lumè!
E tani buallica bèlldum,
vithisuni me hundè!
