Floretina Skendaj-Të më duash


Tè mè duash

DHe thjesht,

se tè trazoj shpirtin,

tè mè duash.

Ç’fitim mè shumè,

se mykun qè i largoj.

~

Natè dhjetori

Ti jap çelsat e shpirtit,

-i tha.

Do tè ndryshken,

-ju pèrgjigj.

Natè dhjetori…

~

Dyfish e vrarè

Nuk èshtè e qeshur koha sot,

edhe unè nuk dalè.

Pèr ty sot bota do tè jetè ,

dyfish e vrarè.

~

Pèr kè?

THe:

-Ish fat qè s’u martuam bashkè.

THashè:

-Ashtu mendoj dhe unè,

se ti kèrkon gjèlpèr nè kashtè,

unè Diell sa mè shumè.

~

Firomè burrèrie

Buza jote s’èshtè buzè fèmije,

qè puthje lehtè hedh,

buza jote firomè burrèrie,

e neps fèmije ndjell.

About Post Author