
ÇFARE TE THEMI..!?
>>>>>>>>>>>>>>>>>
Kësaj jete kur erdhem duke qare
Kerkuam te rritemi shpejt,
lotet per ti thare
Ecen pa të pyetur, kjo jetë tinzare,
halle e brenga plot te sjell…
Të vertit si mulli me erë,
ujet ku e derdh nuk e sheh…!!
****************************
Të kam kerkuar diteve me diell,
në vapen e Korrikut
Në cilin bregdet do kesh vajtur
valeve me shkumë, vozitur..
Netëve me hënë të kam pritur
si djallosh çapkën, botës gjesdisur…
Sytë e vashës muzgut shikoj
me cilën do ngjasojnë, nuk i dalloj
Mos jam i dehur nga sharmi i saj
së largu djaloshin, peng e mbajnë..
Nuk duan me teper ta lendojnë,
por lehtësisht, shpirtin e poetit qetesojnë..
Kur muzgu bie mbi qytetin juglindor
Valet e liqenit rritmin e ngadalesojnë
Ardhur duke puthur rërën e lagur,
si pelerine e grinjtë, syte mbyllur..
Hënës, dy fjalë për ti thënë,
Djaloshin lundërtar mos e kanë parë..!!
Ah… këta sy sa xhan i kam
kur dielli shkon perëndon..!!
Refleksin si magji, shpirtit i dërgojnë
I kujtoj kur meditoj, netëve me mall’,
zemrës impulset me teper ja shtojnë,
më bëjnë të ndjehem, si statujë e gjall’…
Çfarë të themi, kësaj jete të vështirë..!?
Kohë të vdesim nuk gjejmë,
të mirat e kësaj bote, duam ti shijojmë
me njerzit tanë më të dashur.
Mos ikim në jetën tjetër, zemër plasur
me shpirtin e lodhur stinëve, të lënduar..
Mallin do ta mbajmë, sërisht ndezur
si pishtar, kohës i pa shuar.!!
